E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabula

28/12/2010  Druri i shtrembër dhe zjarri

Një dru i shtrembër

në stivën e heshtur,

me fqinjët grindej e shahej

pareshtur.

- Mu hiq që këtu,

më shtype për fare.

Shtyhu dhe ti!

Halldupë! Zuzarë!

Kështu natë e ditë.

Stiva skishte paqe.

Druri shtrembaluq

po shkallonte lagjen.

Një ditë prej ditësh

fare rastësisht,

e hodhën në zjarr,

ku shpejt u bë prush.

Që nga ajo kohë,

thonë pa të keq

se drurin e shtrembër

veç zjarri e ndreq.

Në lagjen rrëmujë

Në pyllin plot klithma e rrëmujë,

për lepurin e shkretë

u vu kuja:

“Pa lejë e ke

këtë strofkë?

Të qoftë!

Naaa, gjobë të fortë!”

“Po dhelpra?

Po ujku? Ariu?”

U mbrojt me të keq

lepur-ziu

“Mbyll gojën, mor horr,

që shkel ligjin!

Kasollen që sot do ta prishim.

Dhe gjoba është gjobë,

e ke hak.

Ka rregull këtu

në çdo hap.”

“Po dhelpra?

Po ujku? Ariu?”

Thosh prapë më kot

lepur-ziu.

Ndërkaq strofk e vogël

e mjerë,

u shemb menjëherë

plot bujë,

në pyllin rrëmujë.

Thesi i zbrazur

Një thes i zbrazët

dhe një plot drithë,

grindeshin në magazinë

përditë.

Çjam unë?

Çje ti?

Nuk pushonin fjalët.

Thesi që ish bosh,

po i tundte trarët:

- Pse ti rri më këmbë?

Pse unë rri përdhe?

Çjam unë, as më thua?

Po ti, çfarë je?

Skishte nga të mbante

thesi që ish plot.

Një ditë e gjeti:

- Është e thjeshtë, shok.

Unë jam i mbushur,

ti je bosh, - i tha.

Tjetri vari hundët,

u mërzit sa ska.

Por ndërkohë fjala

rendi nëpër botë:

Thesi qështë i zbrazët

më këmbë srri dot.

E vërteta dhe gënjeshtra

E vërteta dhe gënjeshtra

Bënë fjalë sonte.

Kush jam unë

e kush je ti (!)

sherri nuk mbaronte.

E vërteta skuqej,

dridhej

dhe bënte çudi:

- Ti shpeshherë del para meje.

Si ka mundësi?

Kjo nuk shkon, këtu ka hile.

Pse të vuaj unë?

Përse ty,

moj motër skile,

të duan më shumë?

- Epo, tha gënjeshtra plakë,

jeta është lak.

Njerëzve ua ka ënda

ti gënjesh nga pak...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›