E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e bamiresise monografi per Nene Terezen

Pak ditë pas Krishtlindjeve dhe në prag të Vitit të Ri,  humanistia Nënë Terezë, rikthehet mes shqiptarëve me lutje dhe dashuri nga jeta e saj. Prezantimi i një libri-monografi i përgatitur nga Don Lush Gjergji në titullin “Nëna e bamirësisë’  ka mbledhur emra të njohur të artit e kulturës, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe ambasadorë të cilët u pritën nga kryeministri Sali Berisha. Në faqet e këtij libri voluminoz rrëfehet jeta e saj, bamirësia që ka cuditur botën.

"Prej takimit të parë deri në takimin e fundit para kalimit në amëshim, ajo në mendje dhe në zemër e kishte popullin shqiptar, shqipërinë tonë, Kosovën dhe kudogjetiu jetojnë shqiptarët. Dhe sa më tepër që plakej, aq më tepër përmallohej", tha Don Lush Gjergji, autor i librit.

Vëtë kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të përmendur disa nga kujtimet e tij personale për Nënë Terezën. "Kam patur rastin dhe fatin ta takoj disa herë, ta pres dhe në shtëpi. Doja të mësoja nga buronte forca e saj, këtë forcë të jashtëzakonshme në të gjitha bisedat që kam pasur me të. Forca e saj qëndronte tek besimi i saj i pakufishëm, tek Krishti, tek Zoti", u shpreh Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Monografia “Nëna e bamirësisë” në gjuhën angleze është porositur në 5 milion kopje në të gjithë Europën, ndërsa aktiviteti ishte i fundit për vitin 2010 dedikuar 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›