Dibra E trishtueshme dukuria e letersise se cmimeve

Ka nje hendek ne punen e shkrimtarit midis vleresimit me cmim dhe jetegjatesise se vepres. Ndoshta kjo eshte nje nga paradigmat me koherente qe nxjerr shkrimtari Ridvan Dibra ne intervisten e meposhtme dhene per Bota sot nje dite me pare. Lenda prej nga merr energjine krijuese duket per Dibren nje thellesi shkrimi sic mund ta gjeje sot e kesaj dite ne poezite e Shkrelit apo tregimet e Pashkut si autore qe kane bere vertet letersi letersi qe i ka rezistuar dhe do ti rezistoje kohes. Sapo eshte publikuar me media poezia e tij ne pese gjuhe Plaget e Moisiut ndersa ne panairin e librit ne Tirane botoi prozen Ne kerkim te femijes se humbur qe nuk pret cmim letrar po me pak shprese vleresimin kritik ne mes njerezve qe u mungon kjo arsye e institucion.
Jeni nje nga emrat me te njohur vecanerisht pas viteve 90. Si do ta perkufizonit letersine shqipe qe po krijohet qofte ne Shqiperi po ashtu ne Kosove gjate ketyre dy dekadave
Se pari ju falenderoj per vemendjen dhe konsideraten. Duke kaluar te pyetja juaj them se nuk e kam te lehte ti percaktoj keto zhvillime letrare aq me teper kur edhe vete jam ne loje domethene jam pjese e tyre. Gjithashtu mendoj se nje detyre e tille i takon me se shumti studiuesve te letersise kritikeve akademikeve... Une vete jam i interesuar para se gjithash per fenomenin letrar per autore apo vepra qe i shmangen se pergjithshmes dhe synojne nje vlere jetegjate letrare. Sepse druaj qe edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove po vihet re dukuria e veprave qe synojne suksesin cmimet letrare duke shperfillur jetegjatesine. Dhe ndodh qe nje veper e suksesshme te kete jete vetem nje vit per tu zevendesuar mandej me nje tjeter te nominuar. Kjo eshte e trishtueshme per nje shkrimtar serioz Nese une vazhdoj ti lexoj me te njejten endje si para njezet vitesh poezite e Shkrelit apo tregimet e Pashkut kjo do te thote se keta dy autore kane bere vertet letersi letersi qe i ka rezistuar dhe do ti rezistoje kohes. Pse Sepse tek keta dy autore mund te shtoja edhe ndonje tjeter ka nje thelb universal qe druaj se mungon tek letersia jone e ketyre dy dekadave. Sidoqofte ky eshte thjesht mendimi im.
Para disa kohesh ju keni botuar edhe poemen Plaget e Moisiut e perkthyer edhe ne pese gjuhe te huaja nje monolog filozofik per dijen kulturen natyren besimin por sa dhe si komunikon ajo me lexuesin
Po behet fjale per nje poeme te shkruar para dhjete vitesh dhe te botuar ne fillim te ketij viti e cila u perkthye ne anglisht frengjisht gjermanisht italisht dhe rumanisht nga disa perkthyes e shkrimtare te njohur. Me gjithe drojen time vokacioni im eshte proza vepra u prit mire dhe komunikoi me lexuesit sidomos ata te rinj. Nuk e di sa eshte e njohur kjo poeme per lexuesin ne Kosove
Nje apokalips si e keni quajtur ju qe po e krijojme ne qeniet njerezore...
Keshtu jam shprehur duke pasur parasysh degradimin e pandalshem te qenies njerezore bjerrjen e vazhdueshme te shpirterores e idealeve materializmin e tejskajshem mungesen e besimit ne dike dhe dicka shperfilljen e vlerave...e plot dukuri te tjera qe shoqerojne njeriun bashkekohor.
Mungesa e nje kritike te mirefillte per krijimtarine letrare sa po e demton ate
Sidomos tek ne ne Shqiperi kjo mungese eshte uleritese. Kurse kritika letrare ne Kosove njeh zhvillime shume me pozitive. Mbeshtetur mbi nje tradite te qendrueshme por edhe fale nje pune te mire qe behet ne Universitetin e Prishtines ne pergatitjen e nje brezi te ri kritikesh. Po mungesa e kritikes se mirefillte e demton procesin letrar e deformon dhe e keqorienton ate. Ne mungese te saj e marrin pushtetin gjykues e vleresues mediat me recensionet e tyre empirike klanet me synimet e tyre meskine apo edhe vete botuesit. Shikoni per shembull sesi kjo mungese e kritikes letrare ka sjelle probleme serioze ne vleresimin e teksteve duke u harruar se Letersia para se gjithash eshte Art i Gjuhes Art i Fjales se Bukur.
Sipas jush a ekziston ende hije apo mohim i shume figurave te letersise shqipe dhe cfare duhet bere ne kete drejtim
Nuk besoj dhe aq shume ne nje teze te tille. Nuk ka mbetur veper dhe autor pa u botuar. Tjeter eshte mandej qasja ndaj tyre paragjykimet politike krahinore apo klanore qe ne shqiptaret i kemi me bollek edhe ne kete te ashtuquajturen periudhe te globalizmit.
I ndiqni rrjedhat e letersise qe zhvillohet ne Kosove dhe si i keni raportet me letraret ketu
Po perpiqem ti ndjek edhe pse per paradoks jo si me pare kur kishim kufirin ne mes. Cka do te thote se ka nje problem serioz ne komunikimin e vlerave mes nesh kur duhej te ndodhte e kunderta. Kam krijuar bindjen se ju i njihni me mire zhvillimet letrare ne Shqiperi sec i njohim ne ato te Kosoves. Kam shume miq shkrimtare ne Kosove. Te brezit tim por edhe me te vjeter apo me rinj
Aktualisht po punoni apo shkruani dicka
Kam ne perfundim nje roman te ri fragmente nga i cili do te botohen ne numrin e radhes te revistes Jeta e re ne Prishtine. Gjithashtu kam dorezuar per botim nje roman tek botuesi im ne Kosove Buzuku. Para pak kohesh kam botuar ne Tirane librin ne proze Ne kerkim te femije se humbur shoqeruar me nje pasthenie dinjitoze prej shkrimtarit e studiuesit te ri kosovar Ag Apolloni.