E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN Siri alarm per fuqizimin e terrorizmit

Divizionet e kryengritësve të lidhur me Al-Kaedën në Siri përbëjnë tashmë njësitë më të përgatitura të terrorizmit në botë, vlerësoi të hënën rrjeti mediatik "CNN", duke cituar burime brenda inteligjencës amerikane.

Shqetësimi për grupin e "Al-Nusras", një prej grupimeve radikale që po veprojnë aktualisht në Siri, në luftën kundër regjimit të Bashar al-Assad, është rritur ndjeshëm, ndërsa numri i ushtarëve i ka kaluar 10 mijë. Njëkohësisht, Pentagoni duket i shqetësuar nga informatat e rezervuara, se "Al-Nusra", po përpiqet në mënyrë aktive që të sigurojë armë kimike dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë. Sipas Uashingtonit, kjo organizatë ka lidhje të forta me Al-Kaedën dhe SiriaArmatosja e kryengritësve në Siri SHBA do dërgojë armë të lehta në SiriSiria dënon “gënjeshtrat” e SHBA është përgjegjëse për aktivitete terroriste edhe në Irak. Në këto kushte, ndërsa presidenti Obama tha në fundjavë se do të furnizojë me armë kryengritësit, pasi Assad shkeli linjën e kuqe duke përdorur armë kimike në vend, në analizën e "CNN", shtrohen pikëpyetje të mëdha mbi efikasitetin dhe rrezikshmërinë e politikës së mbështetjes së rebelëve pa dallim, duke përfshirë edhe organizata të tilla ekstremiste. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lufta civile 27-mujore në Siri i ka kushtuar jetën të paktën 93 mijë sirianëve deri më tani. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›