SHBA skeptike per oferten e Korese se Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korea e Jugut u përgjigjën me optimizëm të përmbajtur, ofertës së Veriut komunist për bisedime të nivelit të lartë, drejtëpërdrejtë me Uashingtonin.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi ditën e hënë se "Korea e Veriut do të gjykohet nga veprimet dhe jo nga fjalët e saj". "Është në dëshirën tonë që të mbajmë negociata të besueshme me Penianin, por këto bisedime nuk mund të përfshijnë përjashtime për detyrimet që Korea e Veriut ka ndaj botës, ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe objektivit të çarmatimit bërthamor", deklaroi zëdhënësi. Nga ana e tij, shefi i stafit Kriza koreaneVeriu: Faji i Jugut për dështimin e dialogut Korea e Veriut anulon bisedimet me JugunDy Koretë, mbahen bisedimet vendimtare të presidentit Obama, Denis McDonough, theksoi: "Do t'i gjykojmë në bazë të veprimeve të tyre dhe jo mbi fjalët e bukura. Ata nuk do t'i shpëtojnë sanksioneve të rënda, objekt i të cilave janë bërë aktualisht, pa veprime konkrete". Në të shkuarën, në retorikën e tij agresive, Peniani vazhdimisht e ka konsideruar qeverinë koreanojugore si një “kukull” të SHBA-së, duke arsyetuar se për çdo vendim në rajon, përgjegjëse është Shtëpia e Bardhë. Zyrtarë amerikanë dhe koreanoveriorë janë takuar më parë në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e armëve bërthamore, por për herë të fundit, të dyja palët janë ulur në tryezën e bisedimeve në vitin 2009. Përshkallëzimi i tensioneve dhe gjuha e ashpër e vendit komunist nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar kur Peniani testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi. Vetë Veriu deklaroi se synonte hedhjen e një sateliti në hapësirë, ndërsa SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vendet e Europës akuzuan Penianin se po kërkonte të zgjeronte rrezen e raketave që mund të transportonin mbushje bërthamore. Por, pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve të perëndimit për të tjera sanksione, vendi komunist dy muaj më vonë ndërmerr një test bërthamor, i treti në historinë e vendit. Testi pasoi reagimin e fortë ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së, që për herë të parë, së fundmi, morën dritën jeshile edhe nga Rusia dhe Kina, kjo e fundit aleate tradicionale e Penianit. Sanksionet dhe një stërvitje e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut rritën edhe më tej sanksiont. Veriu mbylli kompleksin industrial të Kaesongut, e vetmja pikë lidhjeje mes dy vendeve dhe kërcënoi me zhdukje si SHBA ashtu edhe Jugun. / Top Channel