Putin (s)vodhi unazën

Presidenti rus, Vladimir Putin, është gjendur në mes të një skandali, pas deklaratave për vjedhje të një unaze të stolisur me 124 diamantë.
Pronari i “New England Patriots”, Robert Kraft, ka deklaruar se Putin i ka vjedhur unazën e tij “Super Bowl XXXIX” në vitin 2005, por në atë kohë atij iu kërkua nga zyrtarët e qeverisë amerikane që të thoshte se ishte një dhuratë, për të evituar një ngatërresë ndërkombëtare.
Kraft e bëri deklaratën e tij në Nju Jork: “E mora unazën dhe ia tregova atij (Putinit), dhe ai e vuri në gisht. Tre djem të KGB-së e rrethuan atë dhe u larguan”.
Një zëdhënës i Vladimir Putin është kundërpërgjigjur se ka deklaruar se presidenti rus e ka pranuar unazën si dhuratë në vitin 2005, ndërsa pohimi se Putin e ka marrë atë pa leje është ‘’i çuditshëm”. /Indeksonline/