Prishtine jo me mbishkrime ne shesh

Komuna e Prishtinës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kryeqytetit dhe Kosovës që të mos shkruajnë më nëpër pllakat e shesheve të qendrës se qytetit.
Sipas Komunës, shkruajta e mbishkrimeve të tilla jo vetëm që krijon një pamje të zymtë dhe të shëmtuar për sheshet dhe qytetin në tërësi, por është edhe e antiligjore, pasi kështu dëmtohet prona publike. Në një komunikatë drejtuar mediave dhe qytetareve të Kosovës, Komuna ka paralajmëruar masa ligjore ndaj gjithë atyre që kapen duke bërë veprime të tilla. Komuna e Prishtinës i ka bërë thirrje të gjitha organeve të rendit që të marrin masa dhe të mos lejojnë vendosjen e mbishkrimeve dhe pamfleteve të njerëzve të estradës nëpër sheshe, hapësira publike dhe shtylla elektrike. / Top Channel