E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN për Exit’in

Sipas televizionit amerikan CNN, Novi Sadi (Serbi) hyn në mesin e 50 destinacioneve që duhen vizituar në botë gjatë verës. Një numër i madh i grupeve pjesëmarrëse dhe historia interesante e festivalit Exit janë dy atutë kryesore për këtë referencë.

Gjatë katër ditëve të festivalit Exit adhuruesit e muzikës metal, hardcore, punk, reggae, elektro, indie, por edhe të asaj komerciale, mund të kënaqen dhe të vallëzojnë brenda kalasë së bukur të Petrovaradinit, nga e cila mund të shihet pjesa më e madhe e qytetit të dytë më të madh në Serbi, thuhet në shkrimin e CNN.

Gazetarja amerikane, Jade Bremner, thekson se, edhe vetë ardhja në festivalin Exit e grupeve si Duran Duran, Plan B, The Toy Dolls, Guns’n’Roses dhe New Order, paraqet një arsye shumë të fuqishme që një pjesë të pushimit veror ta kaloni pikërisht në Novi Sad.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›