COVID/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 29 raste të reja infeksioni

Situata me COVID në vend vijon të mbetet e qetë, teksa në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 29 raste të reja infeksioni dhe asnjë humbje jete.
Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në bashkitë: 16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.
Aktualisht janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, teksa në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (8 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 or렠 38
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 or렠 0
Testime ditore 561
Testime totale 1,986,369
Raste pozitive 331,326
Raste të shëruara 327,393
Raste Aktive 344
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiran렠 213
Elbasan 34
Fier 20
Vlor렠 19
Shkodër 16
Lezh렠 11
Gjirokastër 11
Durrës 7
Dibër 5
Korç렠 4
Berat 3
Kukës 1
/rtsh.al/