E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Gati rezidencat studentore të UBT-së për 2 200 studentë

Kryeministri Edi Rama publikoi të premten në rrjetet sociale foto nga kampusi i ri i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Sipas tij viti i ri akademik do t’i gjejë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës me godina të reja studentore.

Në to do të akomodohen 2 200 studentë janë tashmë gati.

I konceptuar si kompleksit rezidencial në këtë kampus do të sistemohen studentët dhe njësitë e kërkimit shkencor.

Godinat do të shërbejnë jo vetëm si konvikte, por dhe si mjedise për kërkimin shkencor dhe për startup-e, duke krijuar një lidhje mes studentëve dhe biznesit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›