Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e kolegjit turk për pezullim të urdhrit të mbylljes

Kolegji turk Mehmet Akif do të vijojë të jetë i mbyllur.
Gjykata Administrative ka lënë në fuqi Vendimin e Qeverisë duke mos pranuar kërkesën e kolegjit për sigurim padie.
Kolegjit turk Mehmet Akif, ju hoq liçensa me një vendim të qeverisë, pasi sipas saj kishte shkelur ligjin për të ndryshuar ambientet pa u certifikuar nga ministria.
Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protesta. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga presidenti turk Erdogan, pasi kolegji përcillte idetë e kuindërshtarit të tij politik Gylen.
Por ministria e Arsimit, Rinisë dhe sporteve i mohoi këto aludime, ndërsa mori përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.