“Dua të luaj”/ Rama: Park i ri buzë Drinit në Lezhë, në shtator nisin punimet

“Dua të luaj”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.
Rama ka publikuar një video në Facebook ku prezanton parkun e ri N’Drin në Lezhë i cili do të jetë së shpejti në kantier këtë shtator.
Parku i Ri N’Drin do të përfshijë hapësira të gjelbërta, stola, shëtitore e hapësira sportive të dedikuara për lojëra të ndryshme.
/rtsh.al/