E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Shulku, kandidati kryesor për ndihmës të Bariç

Asistentrajneri i kombëtares U-21, Ilir Shulku, pritet të jetë ndihmëstrajneri i kroatit Oto Baric. Trajneri i porsazyrtarizuar i Kombëtares shqiptare në kërkesat e tij specifike për ndihmësin e tij të dytë, që parimisht është pranuar të jetë shqiptar, ka kërkuar që trajneri të jetë i ri në moshë, të jetë ish-lojtar i kombëtares dhe të dijë gjuhën gjermane me të cilin komunikon edhe kroati 74-vjecar me drejtuesit më të lartë të FSHF-së. Edhe pse ishte folur më parë për emrin e Shpëtin Duros, kandidati që së paku në letër i plotëson 100% kushtet e Baric, është Ilir Shulku. Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe i Kombëtares ka zhvilluar 41 ndeshje ndërkombëtare (1 gol) dhe për më tepër ka një eksperiencë të mirë në Gjemani, ku ka luajtur me skuadrën e Eintrahtit. 37-vjecari Ilir Shulku zotëron licencën shqiptare "A" të trajnerit dhe atë "B" të UEFA-s.
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›