Elbasani më 5 korrik kundër Dinamos, miqësorja e katërt
Skuadra kampione e Shqipërisë, Elbasani, do të zhvillojë ditën e mërkurë, më 5 korrik, miqësoren e katërt gjatë fazës përgatitore. Kundërshtari i rradhës është Dinamo. Në tre miqësoret e zhvilluara deri tani, Elbasani ka fituar 1 (kundër Tiranës 3-1), barazuar 1 (me Vardarin e Shkupit 2-2) dhe humbur 1 (me Vardarin 2-0). Sfida e parë zyrtare e Elbasanit është ajo kundër ekipit kampion të Lituanisë, Ekranas e vlefshme për turin e parë eliminatoir të Ligës së Kampioneve.