CSKA refuzon Milanin për Honda

CSKA Moscow refuzon sërish Milanin për sulmuesin japonez, Keisuke Honda. Skuadra ruse nuk lëshon pe, duke kthyer pas ofertën e fundit të Adriano Gallianit që dukej se e kishte gjetur zgjidhjen për të arritur te marrëveshja e përbashkët. Presidenca e skuadrës moskovite e justifikon vendimin duke theksuar se nuk ka lidhje me çështjet financiare por teknike. Në këtë pikë, Galliani duhet të mendojë strategjinë e së ardhmes dhe për momentin, rruga më e shkurtër duket ajo e transferimit të japonezit në muajin Janar kur ai të lirohet nga detyrimet kontraktuale që ka me CSKA-në.
Ndërkohë, nga ana e tij, Keisuke Honda duket i gatshëm të bëjë çdo sakrificë të mundshme për të vedhur fanelën e Milanit, pasi është gatyi ta reduktojë pagën nga 2.5 në 1.8 milionë Euro. Gjithsesi, deri në ditët e fundit të merkatos, shoqëria e presidentit Silvio Berlusconi do të vijojë kontaktet me CSKA-në për ta bindur klubin rus të lerë lejë të lirë lojtarin që konsiderohet si një element i rëndësishëm për të ardhmen e klubit italian./indeksionline/.