Xavi: Lojtarët e mirë gjithmonë përshtaten

“Lojtarët e mirë janë përshtatur gjithmonë. Messi dhe Neymar do të përfitojnë reciprokisht nga njëri-tjetri. Ne jemi të kënaqur për mbërritjen e talentit brazilian. Mendojmë se do të përshtaten shpejt dhe të paraqiten në nivelin e tij të vërtetë.” Këto ishin fjalët e para të Xavi Hernandez në konferencën e tij për shtyp pas pushimeve verore.
I pyetur për përforcimin madhor të kësaj vere, ardhjen e Neymarit, ai i dëshiron mirëseardhje, sepse Neymar është një lojtar i destinuar për të bërë ndryshimin.
Duke folur mbi gabimet e vazhdueshme të brazilianit në ndeshjen kundër Lechia Gdansk, Xavi ishte i qartë. “Dje ka luajtur pak dhe ndaj një kundërshtari tepër agresiv, që bënte shumë faulle”. Këshilla më e mirë e Xavi Hernández për Neymarin është që të ruajë personalitetin që e bëri atë të suksesshëm në Brazil.
“Këshilla ime do të jetë që ai të vijojë të paraqesë personalitetin e vet dhe të tregojë atë që bëri në Brazil. Nuk do të ketë probleme të përshtatjes te Barcelona, ne të gjithë do ta përkrahim.”/indeksonline/