E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu turpërohet 3-0 në Kazakistan

Ëndrra e Skënderbeut për të shkuar në playoff-in e Ligës së Kampionëve duke se është shuar. Kampionët e Shqipërisë janë mundur thellë 3-0 në Astana, ndaj Shakto Karagandi. Korçarët zbritën enë fushën e lojës pa Gilman Likën dhe vetëm me Pejiç në vijën e parë të sulmit por nuk mundën të lënë asnjë gjurmë në Kazakistan.

Sfida nisi menjëherë më gol për vendasit që e kërkuan golin që në minutat e para duke e gjetur atë vetëm pas 8 minutash lojë me anë të boshnjakut Dzidiç. Skënderbeu mbrohet në gjysmëfushën e saj dhe përpiqet të sulmojë por nuk arrin të shfaqet e rrezikshme në mbrojtjen kundërshtare. Mirel Josa has shumë vështirësi në ndalimin e sulmeve të kundërshtarit që në minutën e 35 gjend golin e dytë, që anulohet nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë të lojës tekniku i Skënderbeut vendos të largojë Pejiç të përgjumur duke aktivizuar të riun Nimaga që gjithashtu nuk tregoi asgjë. Në pjesën e dytë Kampionët e Shqipërisë luajnë më mirë dhe kërkojnë të sulmojnë kundërshtarin. Një goditje e Lilës përfundon në dorën e një kundërshtari por për gjyqtarin nuk ka asgjë. Miqtë revoltohen ndërsa vendasit mendojnë se si të realizojnë golin e dytë. Në minutën e 79-të, Murtazaev shënon edhe golin e dytë.

Khizhnichenko në fundin e lojës mendon ti jap nokautin e fundit korçarëve që do të kthehen të turpëruar në “Qemal Stafa”. Skëndërbeu do të luaj takimin e kthimit pas një jave ku do të marr fund “një shpresë” që kishte lindur te tifozët shqiptar për tu kualifikuar edhe ndaj ekipit nga Kazakistani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›