Ca fjale per kalane ne Shkup
Ne periudhe parazgjedhore nje impotence e tille institucionale per nje rast skandaloz te perndjekjes se padrejte te shoqerise civile shqiptare eshte e pafalshme dhe mund te interpretohet ne menyra te ndryshme duke demtuar rende elementet kombetare ne vend. Njekohesisht ku jane intelektualet shqiptare dhe analistet qe ta sfidojne kete hudhje te padrejte te fajit tek shqiptaret.
Skender Asani
Beteja e shoqerise civile shqiptare e prire nga ZGJOHU per Kalane e Shkupit dhe per trashegimine shpirterore dhe kulturore te shqiptareve ne Maqedoni ka filluar qysh ne mars te vitit 2007. Asokohe shoqeria civile e perbere nga ZGJOHU historianet arsimtaret artistet shkrimtaret dhe shume te tjere paralajmeroi mundesine e falsifikimit te historise si tendence per ta zbehur prezencen e pashkeputur historike shqiptare ne Maqedoni.
Keto organizata alarmuan komunitetin nderkombetar dhe morren perkrahje nga Tirana dhe Prishtina bashke me elementet me kombetare te shqiptareve ne Maqedoni. Te gjithe u rreshtuan pas betejes tone duke perfshire edhe partite politike shqiptare fushate kjo qe deshmoi nje zgjim dhe vetedijesim te shoqerise shqiptare ne kete vend gje qe u mireprit nga i gjithe kombi shqiptar si fryme e re kombetare qe po komplementonte politiken shqiptare dhe po sfidonte elementet dhe fushatat antishqiptare ne vend.
Kjo beteje e jona vijoi vite me radhe dhe u nderlidh me mbrojtjen e shtepise se lindjes se Nenes Tereze dhe figures se saj nga tjetersimi si dhe me vone me sfidimin tone te projektit monoetnik dhe monofetar Shkupi 2014. Ishte pikerisht ky forum joqeveritar qe alarmoi per here te pare edhe per Burmali Xhamine nepermjet Memorandumit qe iu nis organizates per mbrojtjen e trashegimise kulturore boterore UNESCO.
Paralajmerimet tona dhe vizioni jone largpames per fat te keq nuk pengoi realizimin e djallezise se projektit qeveritar ne Kalane e Shkupit nepermjet ndertimit te Kishes ne kete kala ilire por fatmiresisht partite politike shqiptare reaguan pas alarmit qe ndezi shoqeria civile dhe mediat dhe te gjitha pa perjashtim u vene ne mbrojtje te qendrimeve tona per Kalane e Shkupit. Kjo eshte arritja me e madhja e jona dhe ky unitet duhet te mbahet por duhet te dalim edhe faqebardhe nga gjithe kjo fushate qe mos te na mallkoj historia neser.
Jemi deshmitar qe fushata jone eshte e suksesshme pasi qe konferenca e jone e perbashket per shtyp e dites se diel 13 shkurt 2011 u sfidua nga huliganet qe kishin ardhur per te penguar zerin intelektual dhe qytetar te shqiptareve ne Maqedoni. Ky ze ate dite gjeti mbeshtetje tek te gjitha partite e mirefillta shqiptare me bindje te ndergjegjes kombetare.
Por cpo ndodh sot ku u strukua kjo mbeshtetje masovike publike dhe pjesemarrja e politikaneve shqiptar nga shume provinienca krah per krah me popullin ne Kala Pse lejuan qe viktimat ne kete rast OJQte shqiptare dhe lideret e tyre qe u sulmuan ne menyre shtazarake te satanizohen nga mediat maqedonase pa asnje kundershtim Thirjet dhe mesazhet per mbeshtetje te mijera shqiptareve nga Maqedonia Kosova Shqiperia dhe Diaspora u treten ne trishtim nga fushata ndeshkuese qe po ndermerr policia e shtetit kunder te sulmuarve ne Kala dhe nga heshtja miratuese e autoriteteve shqiptare dhe partive politike.
Ne periudhe parazgjedhore nje impotence e tille institucionale per nje rast skandaloz te perndjekjes se padrejte te shoqerise civile shqiptare eshte e pafalshme dhe mund te interpretohet ne menyra te ndryshme duke demtuar rende elementet kombetare ne vend. Njekohesisht ku jane intelektualet shqiptare dhe analistet qe ta sfidojne kete hudhje te padrejte te fajit tek shqiptaret.
Per cilat premtime parazgjedhore dhe per cilen politikberje do te flasim para qytetareve nese nuk arrijme dot te mbrojme elementin e pafajshem dhe me konstruktiv te shoqerise shqiptare qe eshte shoqeria civile e cila ka ndihmuar dhe ka promovuar te gjitha proceset perparimtare per shqiptaret ne Maqedoni
Fundja ndeshkime te tilla te qytetareve kemi pare ne te kaluaren per ato shqiptare qe u rreshtuan pas represionit shteteror ne 2001 dhe ne nentor 2007. Po te njejtet nuk e kane harruar zanatin e vjeter te te berit mbrojtjes te agresivitetit shteteror kunder shqiptareve dhe sot iu versulen djemve dhe vajzave shqiptare te cilet u sulmuan ne Kala. Pikerisht ketu edhe qendron ose duhet te qendron dallimi midis forcave qe jane te thirura te ndalin kete fushate ndeshkuese dhe te rreshtohen ne mbrojtje te shoqerise civile ne menyre qe te mos barazohen me ata qe ka ndeshkuar dhe do te vazhdoje ti ndeshkoje populli.
Kryetar i Shoqates se Historianeve Shqiptar ne Maqedoni
Lajme te ngjashmeKosova Hetime per varreza masive ne MaqedoniRendohet klima politike ne Maqedoni Denimi i Gjorgjevic per krime ne Kosove vendimi i plote i HagesMaqedoni pritet te shtyhet regjistrimi i popullsise Kukan Ska BE pa Ballkanin Perendimor LidhjeKalaja Maqedoni Shkup Skender Asani