A ka të drejtë me mendue nji diplomat shqiptar?
TIRANE - Nuk e njoh prej afër Dritan Hilën, madje as nuk e dija që ishte diplomat i Zululandit tonë qesharak, por e kam admirue për shkrimet inteligjente e me kulturë, e mbi të gjitha për pamvarsinë në gjykim.
Tashti që e mora vesht se paska qenë në shërbim të diplomacisë shqiptare, po e revokoj sadopak mosbesimin që kam krijue tek kjo pemë pa kokrra e shtetit tonë.
Por jam i detyruem, pa vonue, me e revokue revokimin, mbasi mizat e bardha si Dritan Hila nuk e kanë jetën e gjatë në nji ambjent ku mbizotnojnë tarafet dhe servilizmi, dhe ku interesat e vendit janë sistematikisht të nepërkambuna.
Në nji kohë kur kronikat na sjellin shembuj diplomatësh që kur s’merren me asnji lloj punet, merren me afera të pista, madje ka pasë asish që të punësuem prej MPJ janë arrestue prej policive të hueja për trafiqe të pista, nji profesionist i ndershëm dhe me kurajo qytetare si Dritan Hila do të shërbente sadopak për me ia përmirsue imazhin atij dikasteri. Megjithatë, kupola ka vendosë me e shkarkue prej detyret.
Problemi nuk asht se Hila ka shkelë rregulloren e MPJ që kufizon diplomatët me u shpreh publikisht për çështje të caktueme, jo, ai ka shkel rregullin e nji klani mafioz që i detyron nëpunësit e shtetit që kanë primjen me arsyetue me kryet e vet, mos me mendue dhe sidomos me heshtë.
“Mos me mendue” asht ligji themelor i nji partie në pushtet dhe i nji paterice të gjymtueme që e mban me serum votash në parlament.
Nesër ata që mbështesin PD do ta kuptojnë se nji prej gjanave ma të randa që ka ba Berisha asht shkatrrimi me rranjë i kësaj partije, të lindun në demokratike, të rritun në apati dhe të plakun në korrupsion. Shqiptarët nuk kanë ndie kurrë publikisht asnji antar të Kryesisë së PD të shfaqin nji mendim ndryshe nga kapoja. Edhe Këshilli kombtar s’asht tjetër veçse nji këshillë ndrikullash, ku askush nuk ka të drejtë me mendue ndryshe prej kapos. Ndër ta ndoshta, ajo që shprehet ma lirshëm në publik asht zonja Çiljeta Xhilaga, e cila siç dihet i përket skenës. Të tjerëve, mendimet personale u avullojnë pa u mbërrijtë te goja.
Megjithatë, jo të gjithë në PD janë njilloj, ka edhe aty ndonji që asht ndryshe, por që nuk ka guxim me dalë haptas.
Nesër, kur Berisha do të rrëzohet prej fikut, të gjithë kanë me e braktisë pa ngurrue, dhe atëherë, ajo pjesa e vogël që vlen mbrenda PD-së, me siguri do të pendohet për heshtjen e gjatë, e cila do t’i shpërblehet padyshim me nji bankë opozite edhe ma të gjatë.
A ja vlen me ndejt vite me rradhë në opozitë për hatër të Berishës, Bashës, Bregut, Olldashit, Mediut e të tjerëve?!
E kam të qartë se ata që heshtin apo kafshojnë buzën sot, e dinë mirë se po folën i pret fundi i Dritan Hilës, por duhet thanë se ka qenë pikërisht heshtja e tejzgjatun ajo që e ka kthye Partinë Demokratike në nji ent të privatizuem, që i shërben nji klani që ushqehet me interesa të paligjshme.
Që kjo parti përfaqson thjesht interesat e Berishës dhe miqve të tij dhe nuk përfaqson ma asnji ide politike, ketë gja s’e kanë kuptue ende vetëm butakët që gjallojnë nën shikimin frikëndjellës të kapos.
Asnji prej këtyne nuk pati guxim me e ndalë Berishën në parlament gjatë performancave të tija prej të ndërkryemi që i paraprinë si shkaku pasojës, vrasjes së katër protestuesve. Asnji prej tyne nuk mori mundimin me dyshue se ndoshta videoja e Metës mund të ishte e vërtetë. Asnji prej tyne nuk shpreh mëdyshje për sukseset hiperbolike që shpall Berisha, madje demagogjia e tij neveritëse i entuziazmon deri në jargavitje – aq sa fillojnë garën e imitimit të tij.
Si ka mundësi që nuk del asnji në PD me e ndalë Berishën, ketë minë me sahat për institucionet shqiptare, kur në delirin e tij akuzon Kryetarin e Shtetit, Prokuroren e përgjithshme dhe kreun e SHIK-ut si pjesmarrës në puç?!
Berishës i randon mbi krye viti i mbrapsht 1997 me të vramët e vet, i randon korrupsioni dhe vjedhjet e ministrave të tij, i randon Fazlliçi dhe kufini me Greqinë, Gërdeci dhe përmbytjet e Nënshkodrës, i randon videoja e Metës, maja e ajsbergut dhe vetë ajsbergu, i randojnë jetët e katër të pafajshëmve që me 21 janar i vrau dhuna e nji pushteti të delegjitimuem moralisht dhe politikisht.
Korrupsioni kapilar, paaftësia dhe dështimi total ia kanë heqë tashma legjitimitetin qeverisë Berisha. Në këto kushte, tue pasë parasysh se Berisha nuk asht i besueshëm në asgja, zgjidhja e vetme mbesin zgjedhjet e parakohshme.
Të gjithë ata, që mbrenda PD, nuk e shohin dhe nuk e stigmatizojnë haptas këtë gjendje kritike, nesër nuk do të kenë të drejtë me qeverisë Shqipninë.
Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për me e rithemelue Partinë Demokratike. Ndërsa ata intelektualë që bajnë harakiri në gazeta e në tv për Berishën, nesër nuk do të kenë ma fytyrë me folë, në qoftë se e nesërmja, pa Berishën, do të jetë normale, dhe do të rifitojë kuptimin moral nocioni “fytyrë”.
Kuptohet atëherë se në ketë kontekst të pështirë, nji njeri si Dritan Hila stonon.
Në ma shumë se dy dekada që jetoj jashtë vendit, më ka ra rasti me pa në rradhët e diplomatëve tanë mjaft sharlatanë dhe injoranta, njerëz me aftësi mendore të kufizueme dhe të korruptuem, sahanlëpisa dhe intriganta, por shumë rrallë kam ndeshë prej atyne që ja lejonin vetes luksin me mendue me kryet e vet.
E nji që e paskemi pasë, mbasi e paskan “këshillue shoqërisht” (togfjalësh i vjetër dhe kuptimplotë ky!), me urdhnin e nji ministri që përfaqson Metën, atë që me bllok në dorë merrte shënim 700 mijë hallet e popullit, e kanë shkarkue nga detyra.
Asgja nuk më trondit ma shumë sesa masa e madhe e atyne që e kanë forcue nji despot orientalo-komunist si Berisha me heshtjen e tyne imorale.
Për sa kohë që nji njeri si Dritan Hila me shokë do ta kenë të vështirë me jetue (jo me mbijetue) në institucionet shqiptare, vendi ynë do të vijojë me ngjasue me Egjiptin, Tunizinë dhe Libinë.
Megjithatë, deri kur ata që përfaqsojë antishtetin do të pushojnë nga puna njerëz si Dritan Hila, nji fije shpreset do të mbetet ndezë.
(GSH/BalkanWeb)