Caceres mungon për tre javë

Kriza e lëndimeve në Juventus është thelluar pas lajmit se Martin Caceres do të qëndroj jashtë fushës për tre javë për shkak të një tërheqjeje në kofshë.
Mbrojtësi është lënduar gjatë fitores 3-0 ndaj Napolit në Kupën e Italisë të mërkurën. Uebfaqja zyrtare e Juventusit ka njoftuar se Caceres pritet të qëndroj jashtë fushës për rreth 20 ditë.
Reprezentuesi uruguaian i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të lënduar përfshirë Trezeguet, Iaquinta, Camoranesi, Giovinco dhe Poulsen.