E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure pëlqen Premierligën

Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, ka pranuar se dëshiron të luajë në Premierligë.

Gjatë një interviste me tabloidin anglez Daily Mirror, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka komentuar interesimin e Arsenalit në vitin 2005 dhe ka shprehur gatishmërinë e tij të kalojë në Premierligë në të ardhmen.

“Një ditë do të më pëlqente të luaj në Premierligë. Arsenal? Nuk e di pse Arsene Wenger nuk ka finalizuar transferimin”, tha ai. Yaya Toure i është bashkuar Barcelonës në vitin 2007, nga Monaco.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›