E Shtunë, 31 Tetor 2026

Storari huazohet në Sampdoria

Sampdoria ka transferuar portierin Marco Storari në formë huazimi nga Milan deri në fund të sezonit. 33 vjeçari e filloi sezonin si portier i parë në Milan.

Ai bëri shtatë paraqitje në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve mirëpo humbi vendin në formacionin bazë nga Dida pas një lëndimi në kofshë që pësoi në muajin tetor.

Sampdoria ishte e interesuar për një portier pas lëndimit të gjurit të Luca Castellazzit që pritet të qëndroj jashtë fushës për rreth dy muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›