Torres kërkon përforcime

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka kërkuar nga pronarët e klubit të sjellin përforcime. Të Kuqtë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, FA Cup dhe Carling Cup, ndërsa janë jashtë garës për titull në Premierligë. Torres mendon se ekipi ka nevojë për përforcime.
“Nëse duhet të garojmë me Manchester Unitedin dhe Chelsean, na nevojitet ekip më i kompletuar. Na nevojiten më tepër futbollistë të klasit të lartë, si dhe të sigurohet qëndrimi i yjeve kryesorë të ekipit”, tha Torres.