E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Cafe Xhelosucht”, këngë e shaka gjermane

Autori i Lajmit: Redaksia

“Cafe Xhelosucht”, është shfaqja më e re që do të mund ta ndjekim në Teatrin e Metropolit. Një shfaqje që flet për xhelozinë dhe përmban tekstet e dy autorëve shqiptar e gjerman, këngë e shaka si dhe tekste të shkruar nga vetë studentët. Pjesa është përgatitur nga Charlotte Siegerstetter, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës së bashku me një kolegun e saj gjerman, pedagog në Universitetin e Tiranës. Shfaqja jepet e kombinuar në shqip dhe gjermanisht. Kjo shfaqe jepet në kuadrin e projektit teatror shqiptaro-gjerman në 30 dhe 31 janar, ndërsa do të udhëtoj edhe në qytetin e Durrësit në 2 shkurt, ku aktorët e rinj do të interpretojnë në sallën e Pallatit të Kulturës së Durrësit.
Projekti teatror shqiptaro-gjerman
“Cafe Xhelosucht”, nuk është e vetmja shfaqje që vihet në kuadër të projektit teatror shqiptaro-gjerman. Vetëm pak javë më parë, në kuadër të këtij projekti është shfaqur komedia "Armët dhe Burri". Grupi i aktorëve përbëhet nga 13 studentë, një pjesë e të cilëve nga Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës, nga Universiteti i "Europës Juglindore" në Tetovë dhe nga "Ss Cyril i Methodius Universitet" në Shkup. Shfaqja zgjat vetëm 60 minuta por për këtë studentët kanë punuar rreth 6 muaj. Komedia "Armët dhe Burri" e irlandezit Xhorxh Bernard Shou është një fabul jetësore, një fluks situatash e të papriturash, ku nuk mungojnë gënjeshtrat e dashuria. Mesazhet e komedisë përçohen tek spektatori në gjuhën angleze. Pra një sfidë e dyfishtë e studentëve, edhe të provojnë aktrimin, por dhe aftësinë në një gjuhë të huaj.
Charlotte Siegerstetter
Charlotte Siegerstetter është bashkëdrejtorja artistike e komedisë. Ajo tregon dhe një objektiv tjetër të projektit teatrot shqiptaro-gjerman: "Të ishin bashkë studentë nga Shqipëria e Maqedonia, të punojnë së bashku të udhëtojnë, të shkëmbejnë eksperiencat e tyre. Por dhe të njohin vendet e tyre. Shumica e studentëve nga Shqipëria nuk kishin udhëtuar më parë në vendin fqinjë, po kështu dhe ata të Maqedonisë e kishin për hërë të parë ardhjen në Shqipëri". Dhe tek i shikon ashtu si një trupë shëtitëse artistësh dallon se ata kanë lidhur një miqësi mes tyre të cilën do ta vazhdojnë dhe pas përfundimit të projektit.

Ky lajm është publikuar: 25/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›