E Diel, 1 Nëntor 2026

Abortet ilegale, në Shqipëri lindin 19 mijë fëmijë më pak

Autori i Lajmit: Redaksia
Profesori i sociologjisë, Zyhdi Dervishi, thotë se standardi i jetesës në Shqipëri e kufizon numrin e fëmijëve për familje. Ai tregon se arsyeja kryesore pse shumë çifte kanë vendosur të kenë vetëm një fëmijë, është pasiguria për punë.

Shqipëria po përballet vitet e fundit me një rënie të lindshmërisë. Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, në vitin 2007, vendi regjistroi rreth 33.200 lindje, në krahasim me 52.000 lindje të regjistruara në vitin 2006. Nga viti 1990 kur lindjet ishin në shifrën 82.000, duket se shifrat tregojnë një rënie relative. Zyhdi Dervishi, profesor i sociologjisë, thotë se standardi i jetesës në Shqipëri e kufizon numrin e fëmijëve për familje. Ai tregon se arsyeja kryesore pse shumë çifte kanë vendosur të kenë vetëm një fëmijë, është pasiguria për punë. Dervishi thotë se mundësitë e divorceve dhe kërkesa e të rinjve për karrierë, janë të tjerë faktorë frenues për lindjen e fëmijëve veçanërisht tek çiftet e reja. Ministria e Shëndetësisë e lidh rënien e lindshmërisë, me emigracionin, me zhvillimet demografike dhe abortet. Gjatë viteve 1990, rreth 25% e popullsisë lanë Shqipërinë, shumica e tyre ishin të moshës riprodhuese, sipas të dhënave të INSTAT-it. Shqipëria e ka ndaluar abortin para viteve 1990, ndërsa tani e lejon atë, shkruajnë mediat e huaja. Burime jozyrtare raportojnë se klinikat private shëndetësore janë kthyer në një biznes fitimprurës për kryerjen e aborteve të pa raportuara. Abortet rrjedhin kryesisht nga rrethanat e vështira ekonomike. Infermieret në Spitalin Materniteti e Tiranës thonë se ndihma ekonomike për çiftet e rinj ka ndikim në fenomenin e aboreteve. Në Tiranë bashkia ofron ndihmë financiare për çiftet e reja pa punë në vetëm 42 euro në muaj. Socialogu Dervishi thotë se shpeshherë kur çiftet marrin vesh se do të lindin vajzë, ndërpresin shtatzaninë dhe kjo sipas tij shpjegon edhe faktin pse shumica e fëmijëve që lindin janë djem. Mosha mesatare në Shqipëri është rritur në 29 vjeç ndërkohë që në vitet 1900 ishte vetëm 27 vjeç. Shqipëria qëndron në krye të listës për lindshmërinë në vendet e rajonit, megjithate rënia është po ashtu më e larta në rajon.

Ky lajm është publikuar: 25/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›