E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi Xhufi: PS-së ti jepet presidenti më 2012

Autori i Lajmit: Redaksia
Një një intervistë për një të përditshme Pëllumb Xhufi, ish nënkryetar i LSI-së është shprehur se ekziston mundësia e gjetjes së konsensusit që kompenson PS-në për deformimin elektoral. “Në gjykimin tim, kompromisi mund të jetë në pranimin në parim nga të dy palët të faktit, që beteja e PS dhe partive të tjera për hapjen e kutive është një fakt pozitiv, që sensibilizon, paralajmëron e parandalon çdo përpjekje të ardhshme për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve. Për këtë, mësimi duhet të jetë konkret, duhet rënë dakord për hapjen e kutive të caktuara, dhe në bazë të konkluzioneve që do dalin të realizohet një kompromis politik. Një kompromis, që të mos vërë në dyshim qeverisjen, por të ndihmojë për të rivendosur disa nga balancat e shumta të prishura institucionale, që e kanë bërë të pamundur funksionimin e demokracisë e të ligjit. Nuk do të ishte një udhë e pashkelur: në vitin 2002, pas zgjedhjeve të kontaminuara nga "Dushku i Vogël" i socialistëve, mes z. Berisha e z. Nano u bë një kompromis politik, pas të cilit postet e Presidentit, të Prokurorit të Përgjithshëm apo të Kryetarit të SHISH, iu dhanë PD-së ose u caktuan me konsensus. Një marrëveshje e tillë politike do të sillte normalitetin politik, duke sjellë edhe opozitën në Kuvend. Por mbi të gjitha, një marrëveshje e tillë duhet të kishte në themel të saj një reformë të vërtetë zgjedhore, një depolitizim të procesit zgjedhor në të gjitha fazat e tij, krijimin e të gjitha premisave ligjore e materialo-teknike në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë vërtet ndryshe”- deklaroi Xhufi.

Ky lajm është publikuar: 25/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›