I kënaqur

Të dielën është përmbyllur kampi treditor i përfaqësueses së Kosovës, pas një seance stërvitore të zhvilluar në kryeqytet. Ky kamp është hapur të premten dhe në të kanë marrë pjesë 22 futbollistë, të cilët aktivizohen në Superligë.
Kësaj radhe në këtë kamp kryesisht kanë marrë pjesë lojtarë, të cilët nuk kanë qenë të ftuar në kampin e ngjashëm që qe mbajtur një muaj më parë. Pas përfundimit të këtij kampi, selektori i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku është ndarë i kënaqur me punën që është bërë gjatë tri ditëve në këtë kamp.
Jam shumë i kënaqur edhe me grumbullimin e dytë. Lojtarët treguan disiplinë, formë të mirë dhe angazhim. Ky është një proces që veç sa ka filluar dhe i cili po ecën shpejt, ani pse është i gjatë deri në fund. Jemi në rrugë të mirë dhe duhet të shkojmë deri në fund. Përfaqësuesja është nder, krenari, por edhe përgjegjësi, deklaroi Bunjaku për Express.
Por, Bunjaku ka paralajmëruar se në muajin janar të vitit të ardhshëm do ta organizojë edhe një tubim të ngjashëm në Kosovë, ku do të ftohen shumica e lojtarëve që kanë marrë pjesë në kampin e muajit tetor dhe të këtij të fundit.
Në atë kamp, të gjithë lojtarët do të testohen fizikisht. Ata që i kryejnë me sukses provat, pritet që të përfshihen në listën përfundimtare të Bunjakut.
Pjesa dërrmuese e listës përfundimtare do të përbëhet me emrat e këtyre lojtarëve që ishin në dy tubimet e para. Por, në atë listë do të kenë vend edhe lojtarë që luajnë jashtë. Ndërkohë, nuk e përjashtoj mundësinë që të futen në atë listë lojtarë të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në asnjë tubim, theksoi Bunjaku.
Dyert e përfaqësueses do të jenë të hapura për të gjithë. Normalisht, për më të mirët. Por ato dyer mund të mbyllen për ata që nuk e japin maksimumin për përfaqësuese. Pra, ata që futen në listën përfundimtare, nuk do të thotë se do ta kenë vendin të sigurt në ekip, përfundoi ai.
Gjatë këtij kampi treditor, përveç stërvitjeve, Bunjaku u ka mbajtur edhe ligjërata teorike të përzgjedhurve të tij. Bunjaku po ashtu po planifikon organizimin e një kampi enkas për lojtarët kosovarë që luajnë jashtë Kosovës. Këtë kamp selektori kosovar po mendon ta mbajë në vitin e ardhshëm në Suedi.