Ndahen Morina & Kosova (V)?

Aventura e trajnerit Arbnor Morina në krye të Kosovës së Vushtrrisë, sipas të gjitha gjasave ka marrë fund me të përfunduar stinori vjeshtor, në Superligën e Kosovës.
Klubi bardhekaltër nga sezoni i ri, pritet të drejtohet nga ndonjë trajner tjetër, pasi kontrata e Morinës me vushtrriasit ka përfunduar. Gjasat e vazhdimit të kontratës mes Morinës dhe drejtuesve të Kosovës (V) janë të vogla, ndonëse pritet që të dyja palët të bisedojnë rreth kësaj çështjeje.
Kontrata me Arbnor Morinën ka skaduar. Ajo ka qenë e nënshkruar vetëm për stinorin vjeshtor me mundësi vazhdimi. Do të thotë, Morina e ka kryer detyrën. Pas ndeshjes për kupë që e kemi në mesjavë, ne do të bisedojmë me Morinën rreth mundësisë së vazhdimit të kontratës. Tash mbetet të shihen kushtet, të cilat do ti kërkojë ai dhe a janë të përballueshme për ne, tha për Express, nënkryetari i Kosovës (V), Fadil Krasniqi.
Ndërkohë, Expressi ka mësuar se do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshjeje mes dy palëve për vazhdimin e kontratës, pasi Kosova (V) nuk qëndron mirë financiarisht për ti përmbushur kërkesat e Arbnor Morinës.
Në anën tjetër, drejtuesit e klubit bardhekaltër nuk e kanë përjashtuar mundësinë e emërimit të një trajneri tjetër në krye të shtabit teknik.
Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Morinën, atëherë do ta gjejmë ndonjë trajner tjetër. I kemi disa emra në opsion, por nuk jemi të fokusuar te një trajner saktësisht. Do të mendojmë mirë dhe besoj se zgjedhja e kësaj çështjeje do të jetë e qëlluar, theksoi Krasniqi.
Burime të gazetës Express bëjnë të ditur se kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar Arbnor Morinën janë Besnik Kollari, që së fundi dha dorëheqje nga Prishtina dhe Gani Sejdiu, i cili po ashtu muaj më parë u tërhoq Trepça.
Kosova (V) gjatë stinorit vjeshtor ka përjetuar krizë të rezultateve. Kjo skuadër pjesën e parë të kampionatit e ka përmbyllur duke u pozicionuar në pozitën e fundit të tabelës me vetëm 14 pikë të tubuara.