E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS nuk paraqitet ne Apel

Vazhdon prej gati dy vjetesh gjyqi mes Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Federates Shqiptare te Futbollit. Gjyqi i nisur kur ne krye te dikasterit te sporteve ishte ministri Bujar Leskaj, ka kaluar ne disa etapa. Etapa e pare u fitua ne Gjykaten e Rrethit nga MTKRS, por federata e apeloi menjehere vendimin e pare dhe ende nuk po jepet nje verdikt. Ish-ministri Leskaj nuk pranoi Asamblene e Jashtezakonshme te vitit 2006, duke cilesuar te paligjshme ate dhe te gjithe trupen drejtuese qe doli nga ato zgjedhje. Te gjitha rruget institucionale ishin te bllokuara dhe, ish-drejtori i sporteve, Mehmet Spahiu, iu drejtua gjykatave per ta shpallur keshtu Asamblese e Jashtezakonshme te pavlere dhe per rrjedhoje, zgjedhjen e presidentit Armand Duka ne krye te FSHF-se te jashteligjshem. Megjithate, prej asaj dite, dy institucionet vazhdoje te trokasin gjykatave, por kesaj here ka qene pala shteterore, ajo qe nuk eshte paraqitur ne Gjykaten e Apelit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›