E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet delegacioni evropian me 17 atlete

Eshte percaktuar dje delegacioni i shtangisteve qe do te marrin pjese ne Kampionatin Evropian te te rriturve ne Leniano te Italise gjate datave 11-20 prill. Federata Shqiptare e Peshengritjes, ka publikuar listen e sportisteve dhe te stafit qe do te shoqerojne 17 peshengritesit e grumbulluar nga federata per kete aktivitet. Per meshkuj jane thirrur "nen arme" Daniel Godelli, Gerti Trasha, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Elvis Tabaku, Taulant Cerepi, Marjan Bregu, Endri Karina, sportiste qe do te perfshihen ne te gjitha peshat. Nga tre prej tyre pritet nje perfaqesim dinjitoz, sidomos tek Erkand Qerimaj, por edhe nga Taulant Cerepi dhe Gerti Trasha. Nderkohe, sportistet femra te grumbulluara jane: Shqiponja Guhacaj, Sherjana Ruci, Natmira Voci, Blerina Rusi, Romela Begaj, Maria Veli dhe Manjola Karaj. Mes ketyre sportisteve, shanset me te mira per arritje sa me pozitive i ka Romela Begaj, qe ne aktivitetin e fundit u kthye ne atdhe me medalje. Gjithashtu jane caktuar edhe trajneret e perfaqesues, qe do te jene Ilir Cela, Genc Barkici dhe Hektor Shaqiri. Delegacionin kuqezi do ta kryesojne presidenti Esat Ademi dhe Asim Belinova. Nuk do te mungoje edhe nje gjyqtar nga Shqiperia. Ai do te jete Perparim Ferunaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›