Cain mbështet Gingrichin

“Mbështes zyrtarisht Gingrich për president të ardhshëm të SHBA-së”, u shpreh Cain nëpërmjet rrjetit shoqëror “Twitter”.
Si favorit në sondazhe në hapjen e fushatës, Cain u detyrua të tërhiqej për shkak të zbulimit të disa skandaleve seksuale në të cilat ai ishte i përfshirë. Ai i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve të tij që tashmë të votojnë për Gingrich.
Ky ishte një ndryshim i befasishëm i qëndrimit nga ana e Cain, pasi ai kishte
deklaruar se nuk do të mbështeste asnjë rival të mbetur në garë në momentin e tërheqjes.
Lajmi vjen në prag të votimeve vendimtare të Floridës, ku Mitt Romney zotëron një epërsi të vogël në sondazhe ndaj Gingrich. Sipas medieve amerikane, në shtetin e madh lindor, do të jetë përcaktuese vota e delegatëve partiakë me origjinë latine.