Gorbachov kërkon referendum në Rusi

Presidenti i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachov, kërkoi një referendum kushtetues në Rusi për t'i dhënë fund çështjes së autokracisë, e që sipas tij është sistemi aktual politik.
Në një artikull të publikuar në faqen e internetit të gazetës së opozitës ''Novaia Gazeta'', ku ai është një prej pronarëve, Gorbachov u shpreh se manifestimet e fundit në Rusi treguan se popullsia kërkon të ndryshojë një sistem politik të drejtuar nga kryeministri, Vladimir Putin.
Sipas Gorbachovit, vendi po përjeton një krizë të rëndë politike, që mund të cilësohet si krizë institucionale, sepse ligji themelor rus ka lejuar shfaqjen e një pushteti shumë të personalizuar.