Konfliktet, dhunë ndaj tri femrave
Tri femra kanë rënë pre e dhunës
nga personat që i shoqëronin,
ndërkohë që policia i ka dërguar
autorët për ndjekje penale në gjendje të
lirë. Bëhet fjalë për tri raste të ndryshme të
shënuara gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë
që femrat, pasi janë mjekuar ndodhen
në banesë. Burimet policore shpjeguan se
rasti i parë u shënua nga Komisariati Nr. 1,
ku u dërgua për ndjekje penale Emiljano
Sinani. Sipas të dhënave hetimore, rreth
orës 22.30, në lulishten para Sahatit në
qendër të Tiranës, ky person ka goditur
me grushte shtetasen Marie K., 51 vjeçe.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një
konflikti të momentit, ndërkohë që autori
është larguar dhe po punohet për gjetjen
e tij. Ndërsa nga Komisariati Nr. 2 filloi
procedimi penal në gjendje të lirë për Florian
Cakon, 24 vjeç, Ky person, tri ditë më
parë, pikërisht rreth orës 21.45, në rrugën
"Margarita Tutulani", ka goditur me
grushte Drita V., 57 vjeçe. Rasti i tretë është
shënuar nga Komisariati Nr. 6, që dërgoi
për ndjekje penale Eduart Rexhepin,
30 vjeç, banues në Ndroq.