E Diel, 1 Nëntor 2026

Caktohet data, Gjeorgjia më 1 tetor zgjedhje parlamentare

Zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji janë caktuar të mbahen më 1 tetor. Sekretarja për media e presidencës së Gjeorgjisë, Manana Mangaladze, u tha gazetarëve në Tbilisi se presidenti, Mikhajl Sakashvill, e ka caktuar këtë datë, se ka shfaqur shpresën që zgjedhjet të mbahen në mënyrë transparente dhe korrekte dhe se u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote të marrin pjesë në procesin e votimit.

Koalicioni opozitar Dream, i udhëhequr nga biznesmeno-politikani, Bidzina Ivanshvilli, pritet të jetë sfiduesi kryesor i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare të Sakashvillit.

Ivanshvilli ka shfaqur synimin për të garuar për president në vitin e ardhshëm, kur dhe përfundon mandati i dytë i Sakashvillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›