E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidrocentrali i Çarshovës, Haxhinasto: Mbështesim investimet

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto ka inaguruar hidrocentralin e Çarshovës, në Përmet. Ai vlerësoi punën e bërë nga investitorët në këtë vepër, duke theksuar se ky është një investim i rëndësishëm për zonën në veçanti.
 

Haxhinasto tha se qeveria shqiptare është e angazhuar për të gjetur modele financimi nga institucione të ndryshme financiare për investitorë të tjerë që operojnë në fushën e HEC-eve.
 

Hidrocentrali i Çarshoves ka një kapacitet prej 1.5 Megavatësh dhe nje kosto prej rreth 1.5 milionë euro. Sipas Haxhinastos aktualisht po shqyrtohen edhe platformat dhe mënyrat për të ndihmuar investitorët e tjerë që të investojnë në këtë kategori hidrocentralesh, me qëllim që të plotësohen nevojat që ka vendi për energji.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›