E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohet takimi i BE-së për Iranin

Krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që më 23 janar të mbajnë takimin e radhës të ministrave të jashtëm, ku do të vendoset për embargon e naftës ndaj Iranit.

BE-ja është pajtuar në parim për embargon në fjalë, si pjesë e presionit të Perëndimit kundër programit bërthamor të Teheranit.

Njoftimi i sotëm vjen pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka konfirmuar se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit për 20 për qind, në objektin atomik Fordo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›