Caku i ri, të trajtohen 15 milionë pacientë me SIDA

Një samit i OKB-së për SIDA-n, ka aprovuar një deklaratë që ka vendosur cakun e trajtimit të 15 milion njerëzve me ilaçe dhe dhënien fund të transmetimit të kësaj sëmundje nga nënat e infektuara te fëmijet. Ky cak i vendosur do të tentohet të arrihet deri në vitin 2015.
Grupet shëndetësore e kanë mirëpritur deklaratën, por kanë thënë se komuniteti ndërkombëtar tani duhet që të aprovoje fondet që do të bëjnë pagesat për të arritur këtë cak.