E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndërmjetëse e bisedimeve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit po takohen sot në Moskë për bisedime rreth rajonit të trazuar Nagorno Karabak.

Takimi mes ministrit të jashtëm armen, Eduard Nalbandian dhe homologut të tij azer, Elmar Mamadiarov, po ndërmjetësohet nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ky takim ka për qëllim që të përgatisë një takim të presidentëve të tre shteteve, në pjesën e fundit të qershorit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›