E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania Rosneft, me drejtues të ri

Kompania më e madhe e naftës, Rosneft, ka emëruar një drejtues të ri të bordit, pasi kohë më parë, zëvendës kryeministri Igor Sechin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si pjesë e planit të Presidentit Dmitri Medvedev, që të largojë zyrtarët e lartë nga ndërmarrjet shtetërore.

Agjencia ruse e lajmeve, raporton se zëvendës- shefi i bordit të Rosneft, Aleksander Nekipelov, është zgjedhur në krye të kompanisë.

Sechin, i konsideruar si cari i energjisë ruse, ka dhënë dorëheqje në muajin prill, pasi Medvedev tha se zyrtarët nuk duhet të shërbejnë në bordet e kompanive shtetërore, lëvizje kjo që është parë si përpjekje për përmirësimin e klimës së investimeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›