E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonezët protestojnë kundër energjisë barthamore

Protestuesit në Tokio, kanë demonstruar sot kundër përdorimit të energjisë bërthamore në kohën kur Japonia kujton termetin dhe cunamin e para tre muajve, që shkaktuan atë që konsiderohet katastrofa më e madhe bërthamore.

Disa qindra njerëz janë mbledhur sot në parkun qëndror në Tokio, duke bërë thirrje kundër energjisë bërthamore dhe duke mbajtur pankarta në të cilat shkruante, “ndalojeni menjëherë përdorimin e energjisë bërthamore dhe mbyllni centralet”.

Protesta janë mbajtur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit japonez. Termeti me magnitudë 9 shkallë, plus cunami pasues që goditi bregdetin japonez më 11 mars, ndaloi energjinë elektrike dhe sistemin ftohës të centralit bërthamor në Fukushima, duke shkaktuar kështu shpërthime, zjarre dhe një rrjedhje të madhe radioaktive në objektin e centralit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›