E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e Bashës fton gruan e Berishës dhe të shoqen e Volfartit në Bashki për të parë Sahatin

Share

Gruaja e Lulzim Bashës, Aurela Basha, e cila nuk është shtetase shqiptare, por holandeze, ka vendosur që të promovojë bukuritë e Tiranës, duke ftuar në institucionin që drejton i shoqi grupin diplomatik Mirëseerdhët në Tiranë. Grupi është krijuar nga e shoqja e Berishës, Liri Berisha, dhe bashkëshortja e kreut të Prezencës së OSBE në Tiranë, Ana Maria Volfart.

Në një njoftim të Bashkisë thuhet se: Pas pritjes, grupi i grave diplomate u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë zoti Basha dhe bashkëshortja e tij, për të vizituar Kullën e Sahatit, simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës. Zonjat diplomate u ngjitën në kullen 181 vjeçare, 35 metra të lartë, duke pare prej andej Tiranën dhe shtrirjen e saj kapilare.

Gjeni më poshtë pjesë nga njoftimi i Bashkisë:

Grupi diplomatik Mirëserdhët në Tiranë ka vizituar Bashkinë e Tiranës dhe është njohur me vlerat historike, kulturore dhe artistike që përçon kryeqyteti shqiptar. Me ftesë të zonjës Aurela Basha, bashkëshorte e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, grupi zhvilloi filimisht një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u  pritën në një takim të veçantë nga Kreu i Bashkisë Basha. Duke mbartur idenë e krijimit të këtij Klubi nga Berlini, Ana Maria Volfart, bashkëshortja e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, tha se është shumë e kënaqur që gjeti përkrahje të menjëhershme nga znj. Liri Berisha, për të bërë të mundur realizimin e platformës Mirëserdhët në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›