Berisha merr në Maqedoni Çmimin Ndërkombëtar për Lidership
Share
Kryeministri Sali Berisha, i cili prej kohësh nuk zhvillon një vizitë zyrtare jashtë, është nisur për në Maqedoni, ku do takohet me homologun e tij, Nikolla Gruevski. Berisha do takojë edhe presidentin, kryetarin e parlamentit, kreun e opozitës dhe drejtuesit e partive kryesore shqiptare. Megjithatë një moment kulmor i vizitës së tij në Maqedoni do jetë ai kur Berisha do marrë një çmim për lidership nga një universitet privat në Tetovë.
Një moment i rëndësishëm për Kryeministrin Berisha do të jetë dhënia nga Universiteti i Europës Juglindore, e Çmimit Ndërkombëtar Për Lidership. Me këtë rast, Kryeministri Berisha do ti drejtohet auditorit, me një fjalë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.