Calciopoli burg per Moxhin

Ka marrë fund në Gjykatën e Napolit procesi “Calciopoli”. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moxhi u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg.
Ky ishte vendimi i Gjykatës së Parë të Napolit që shpalli Moxhin fajtor për formimin dhe drejtimin e organizatave kriminale.
Gjykata e Napolit dënoi me nga 15 muaj burg Klaudio Lotito dhe Diego Della Valle, i pari president i Lacios, ndërsa i dyti i Fiorentinës. 1 vit burg u dha edhe për ish-dizenjatorin e gjyqtarëve për skuadrën e Milanit, Leonardo Meani.
Me burgim u dënuan edhe ish-dizenjatorët i arbitrave, Bergamo dhe Paireto si dhe gjyqtari De Santis. Bergamo u dënua me 3 vjet e 8 muaj burg, Paireto me 1 vit e 4 muaj burg dhe arbitri De Santis me 1 vit e 8 muaj burg.
Ky ishte vendimi i shkallës së parë të një gjykate civile, jashtë strukturave të federatës italiane të futbollit. Pritet që ish-drejtuesi i Juventusit dhe të dënuarit e tjerë, të përfshirë në skandalin “Calciopoli” të apelojnë vendimin.
Moxhi & Co akuzohen për fiksimin e ndeshjeve dhe blerjen e gjyqtarëve për disa vite rresht në kampionatin Italian.
“Calciopoli” shpërtheu në vitin 2006. Në atë kohë strukturat e federatës italiane vendosën t’i heqin dy tituj Juventusit dhe e rrëzuan atë në Serinë B. Titulli i 2006-s i kaloi Interit, ndërsa kampionati i 2005-s u anulua. Masa u morën edhe ndaj Milanit, që kampionatin pasardhës e nisi me -8 pikë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Manchester United kërkon rikthimin e C.Ronaldos
Manchester United kërkon që Cristiano Ronaldo të veshë fanellën e “Red Devils” edhe një herë tjetër. Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren A
Tifozat Kuq e Zi njoftuan bojkotimin e të gjitha ndeshjeve të Kombëtares A. Shkak, sic thuhet në komunikatën e shpërndarë nga TKZ, është bërë situata e paqartë e krijuar për emrin që do të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen. Eto’o: Në Europë me Anzhin
Samuel Eto’o, sulmuesi i ekipit rus Anzhi Makhachkala, u shpreh se ambicia e tij kryesore është të luajë kompeticione europiane me ekipin ku u transferua në merkaton e verës. Pele: Argjentina ka Messi, Brazili ka Neymar
Neymar është futbollisti i momentit në Amerikën Latine dhe Pele nuk lë rast të shpëtojë pa i thurur elozhe sulmuesit që premton shumë në të ardhmen. Rezultate të dobëta, lojtarët në ankand
Skuadra më e njohur në Meksikë, Club America është në krizë rezultatesh. Në 17 ndeshjet e fundit, ky ekip ka arritur të fitojë vetëm 3 dhe tashmë e sheh veten në vendin e parafundit në kampionat.
Lajmet kryesore
Shqipëria ka ende 13 mijë veteranë
Dyshohet se mijëra të moshuar kanë manipuluar historinë
Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Berlusconi: Jap dorëheqjen
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti