E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metallica forever

Revista muzikore ‘Rolling Stone’ ka shpallur grupin amerikan Metallica si grupin më të mirë metal të të gjitha kohërave.

"Adhuruesve të grupit Metallica iu pëlqen të ankohen. U ankuan kur grupi xhiroi klipin për këngën “One”, të vitit 1989,... u ankuan edhe kur pjesëtarët e grupit i qethën flokët, dhe ankohen edhe në albumin e grupit me Lou Reed” shkruan ‘Rolling Stone’, dhe sqaruar se djelmoshat e Metallica’s, megjithatë, duket se disa gjëra “i bënë si duhet, sepse nga po këta adhurues u shpallën për metal grupin më të mirë të të gjitha kohërave”.

Sivjet Metallica fitoi edhe një shpërblim tjetër me vlerë, sepse revista Kerrang’ e shpalli si grupin më me ndikim botëror në tridhjetë vitet e fundit.

Grupi që, për shkaqe sigurie, kohë më parë u detyruar të shtynte koncertin e paraparë në Indi, në listë pasohet nga grupet Dream Theater, Black Sabbath, Iron Maiden, Slayer, Megadeth, Judas Priest, Led Zeppelin, Pantera dhe Tool.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›