Massa Vitin tjeter paraqitje me e mire

Felipe Massa, piloti brazilian i Ferrarit, është shprehur se në vitin e ardhshëm duhet të bëjë “një paraqitje më të mirë” për të shpërblyer besimin që i dha presidenti Montezemolo duke e konfirmuar si pilot të Kokëkuqes edhe për sezonin e ardhshëm.
“Dëgjova fjalët e presidentit. Është e rëndësishme që të kesh mbështetjen e ekipit, por për momentin jam i përqendruar në dy garat e fundit të sezonit të Formulës 1”, shprehet braziliani, i cili renditet i gjashti në klasifikimin e përgjithshëm të këtij sezoni.
“Viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për Ferrarin pasi këtë sezon nuk bëmë atë që pritej nga ne. Do të punojmë për të pasur një makinë kompetitive për garën e parë të 2012-ës. Duhet të paraqitemi më mirë”, shtoi Massa në faqen zyrtare të skuderisë italiane.
“Më vjen keq për ju gazetarët, por vitin e ardhshëm nuk do të ketë ndryshime me pilotët tanë”, tha Montezemolo para gazetarëve të dielën duke mbyllur çështjen e pilotit të dytë të Ferrarit që do të garonte me Alonson në vitin 2012.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Schumacher tradhëton Gjermaninë
Michael Schumacher është shprehur se dashuron Zvicrën dhe menjëherë mediat gjermane kanë sulmuar shtatë herë kampionin e botës në Formula 1. Raikkonen, sërish në Formula 1?
Kimi Raikkonen është gjithnjë e më pranë kthimit në Formula 1. Piloti finlandez ka filluar bisedimet me skuadrën e Uillimas, gjë që konfirmohet edhe nga një prej aksionerëve të saj, Toto Volf. Kriza godet Formula 1
Plani i Berni Ekleston për të zhvilluar 20 gara në Botërorin e vitit 2012 po komplikohet gjithnjë e më shumë. Mësohet se 3 nga garat e Formula 1 për vitin 2012 rrezikojnë që të mos përfshihen në kalendarin e vitit të ardhshëm dhe shkak për këtë bëhet kriza ekonomike dhe ajo politike. F1, Rosberg dëshiron Ferrarin
Nico Rosberg kërkon që në vitin 2013 të pilotojë një Ferrari. Formula 1 në Indi mes varfërisë
Për shumë nga kapacitetet ekonomike që ofron India, zhvillimi i një gare të Formula 1, është parë si një shembull sesi bizneset private mund të organizojnë evente të klasit botëror.
Lajmet kryesore
Shqipëria ka ende 13 mijë veteranë
Dyshohet se mijëra të moshuar kanë manipuluar historinë
Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Berlusconi: Jap dorëheqjen
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti