Kristiano Ronaldo, “armiku” i radhës i Shqipërisë

Mançester Junaitid, Çelsi, Inter, Real Madrid. Këto janë “ekipet” që do të luajnë kundër Shqipërisë, më 15 tetor në ndeshjen e katërt të Portugalisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror, të vlefshëm për grupin 1 europian.
Në fakt, “konglemarati” i ekipeve më të forta në botë, prezantohen kundër kuqezinjve me unfirmonë portugeze, pasi Kristiano Ronaldo, Nani (të dy të Mançsterit), Rikardo Kuarezma (Inter), Deko, Ferreira (të dy te Çelsi), Pepe (Real Madrid), të gjithë këta do të jenë të gatshëm kundër Lorik Canës (Olimpik i Marsejës), Erjon Bogdanit (Kievo), Altin Lalës (Hanover) e Debatik Currit (Vorskla Poltava). Në letër duket si përballja mitike, “Goliathi kundër Davidit”, por “katërkëndëshi i gjelbërt”, mund të prodhojë surprizën e radhës.
Kristiano Ronaldo. Ky është “armiku” i madh i radhës për Shqipërinë. I urritur pas mungesës në dy sfidat e para me Portugalinë, ku humbja në shtëpi me Danimarkën, djeg shumë. Ylli i Mançesterit e kanidati për fitimin e “Topit të artë” është zyrtarisht në listën e trajnerit Karlos Kuieroz për ndeshjet zyrtare kundër Suedisë së Zlatan Ibrahimoviçit e Shqipërisë.
Dy sfida aspak të lehta për formacionin luzitan, që ndodhet në renditje pas Shqipërisë, Suedisë e Danimarkës. Fitorja me Maltën është një kujtim i largët për Portugalinë e ish-ndihmëstrajneri i Aleks Fergusonit ka nevojë urgjente për pikët e plota në dy përballjet e mëdha me Suedinë favorite në shtëpi e Shqipërinë befasuese.
“Është diçka e madhe të kthehesh në skuadrën kombëtare”, - tha Ronaldo për faqen zyrtare të Federatës Portugeze të Futbollit. Janë dy ndeshje të rëndësishme dhe ne dëshirojmë t’i fitojmë ato. Ne kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh e trajnerësh dhe unë jam shumë optimist”.
Kështu në listën anti-Shqipëri, takim që do të luhet më 15 tetor në orën 21.30 me orën shqiptare do te jenë në fushë yje si Ronaldo. Kuaresma, Bosinga. Pepe, Migel por edhe mesfushoret e njohur si Deko, Martins, Mountinjo, Manike, Dani, Nani si dhe sulmeusit Nunio Gomesh, Janok dhe Almeida.
Trajneri Kieroz perpara mediave ka bërë të ditur se ai dhe “djemtë e tij” duhet të kenë kujdes nga Shqipëria, pasi është një ekip që ka ardhur në rritje këto vitet e fundit dhe sipas tij, ata janë në krye të grupit me meritë, duke shtuar se Suedia më parë e ka provuar forcën e Shqipërisë. Edhe pse u fol se disa prej yjeve portugezë do të mungonin ndaj Shqiperis tashmë kjo eshte zyrtare Portugalia do të jetë e plotë për sfidën ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Ari Han.
Edhe anësori Rikardo Kuarezma u rikthye pas mungesës në dy ndeshjet e para kualifikuese. Trajneri Kieroz, i cili morri drejtimin e Portugalisë në muajin korrik, thirri edhe fantazistin e Çelsit, Dekon, pavarësisht se ai është në rikuperim e sipër. Mungesat e mëdha janë anësori Simao Sabroza dhe qëndërmbrojtësi Rikardo Karvajo, të dy me dëmtime në gju. Portugalia e ka mundur Suedinë vetëm tre herë në 13 ballafaqimet e mëparshme, ndërkohë që ka fituar të tre ndeshjet historike me Shqipërinë.
Skuadra portugeze
Portierë: Quim (Benfica), Eduardo (Braga), Daniel Fernandes (Bochum).
Mbrojtws: Jose Bosingwa (Chelsea), Paulo Ferreira (Chelsea), Tonel (Sporting Lisbon), Pepe (Real Madrid), Bruno Alves (Porto), Fernando Meira (Galatasaray), Antunes (Leçe), Miguel (Valencia).
Mesfushorë: Deco (Chelsea), Raul Meireles (Porto), Carlos Martins (Benfica), Joao Moutinho (Sporting Lisbon), Maniche (Atletico Madrid), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Ricardo Quaresma (Inter ).
Sulmues: Danny (Zenit), Nani (Manchester United), Nuno Gomes (Benfica), Hugo Almeida (Werder Bremen), Yannick Djalo (Sporting Lisbon).
Shqipëria me Portugalinë
09.10.1996/ Tr.: Neptun Bajko
Shqipëri-Portugali 0-3
(El. Kamp.Europian)
07.06.1997/ Tr.: Astrit Hafizi
Portugalia-Shqipëri 2-0
(El. Kamp.Europian)
11.10.2003/ Tr.: Hans P.Brigel
Portugali-Shqipëri 5-3 (Miqësore)
E Premte, 03 Tetor 2008