E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calgon e copëton Serbinë

Mediat në Serbi pësojnë një tjetër shok me harta. Ato raportojnë sot gjerësisht se në reklamën më të re të firmës “Calgon” Serbia përveç pa Kosovën, paraqitet edhe pa Vojvodinën.

Në fillim të saj një ekspert del dhe shpjegon atë që mund të bëjë Calgoni, duke e paraqitur Serbinë pa Kosovën e Vojvodinën.

Goran Karaxhiq nga Shoqata e Konsumatorëve ka thënë se njerëzit janë lodhur më me propagandë nacionaliste, dhe se kjo nuk do të ndikojë në blerjen e detergjentit.

Përfaqësuesit në Serbi të kompanisë amerikanë nuk kanë dashur të komentojnë. /indeksonline/

Video

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›