Vetëvendosje: Abuzimet e Sokol Bashotës nuk mund të fshihen

Lëvizja Vetëvendosje në Klinë njofton opinionin se pas vendosjes se posterave, ku tregoheshin para qytetarëve të Klinës, me shifra, abuzimet me fondet publike të kryetarit të Komunës Sokol Bashota. Pushteti lokal, që është në fakt pushteti partiak, menjëherë u organizua edhe i pagoi disa militantë të partisë në pushtet për t’i grisur posterat që i kishim vendosur në qytet.
“Gjatë aksionit kishte edhe kërcënime të llojit: “se nuk guxoni t’i vendosni ... “ “a e dini ju se kush është Sokoli?”.
Aktivistët e qendrës i njohin të gjithë ata që e organizuan dhe që i paguan për t’i hequr posterat mbi të vërtetat e shpenzimeve të kryetarit të Komunës. Po ashtu, gjatë gjithë kohës aktivistët e qendrës së Klinës ishim të përcjellë nga një patrullë e policisë, të cilët fotografuan secilin aktivist.
I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, se Qendra Klinë nuk do të reshtë se denoncuari abuzimet me pushtetin lokal dhe paratë e qytetarëve, kështu që ata është mirë të heqin dorë nga kërcënimet”, thuhet në komunikatë.