Miqësia si drogë
Zbulimi falë Facebook. Dy shkencëtarë të Oxford kanë gjeur, duke u nisur nga marrëdhëniet që zhvillohen në rrjetin social, neurotransmetuesin që është në bazë të lidhjeve miqësore. Bëhet fjalë për një opioid, i ngjashëm me ata që normalisht gjenden tek disa droga. Për këtë motiv ndonjëherë jemi të varur prej miqësisë.
Është intense, zgjat dhe ndryshe nga dashuria nuk shërben për të ruajtur specien. Miqësia është ndër emocionet më tipike të njeriut, edhe pse nuk është e panjohur tek primatët. Por duket se për ti dhënë impuls studimit të saj duhej Facebook.
Dy antropologë të Universitetit të Oxford kanë zbuluar mekanizmin e trurit që na shtyn të kalojmë orë me persona nga të cilët me shumë mundësi nuk do të marrim një ndihmë konkrete, e as do të kemi një fëmijë.
Ka një mëkanizëm në trurin tonë që është i ndarë nga stimujt seksualë apo nga lidhjet prind- fëmijë, na duhet për të ruajtur lidhje më pak intense por që zgjasin më shumë dhe janë më të qëndrushëm.
Mekanizmi i shoqërisë është një neurotransmetues i prodhuar nga neuronet dhe që bën pjesë në familjen e opioidëve, substancë e ngjashme me ato që jemi mësuar ti konsiderojmë droga. Kështu demonstrohet se, ashtu sikurse për drogën, njeriu nuk mund të rrijë pa shokë.
Ajo cka na “injekton” këtë opium natyral, i aftë të na mbajë të lidhur me të tjerët edhe për gjithë jetën, është vetë evolucioni njerëzor.
Opioidet endogjenë ose endorfinat janë neurotransmetues që na falin një gjendje mirëqenie ose euforie, na bëjnë të ndihemi mirë pas sportit, kërcimit ose muzikës, na shtyjnë ta shohim jetën më të bukur, zvogëlojnë hormonet e stresit dhe rrisin limitin ndaj dhimbjes.
Shkencëtarët thonë se janë ngjitësi neurokimik që na mundëson të mbajmë ato lidhje sociale komplekse që shkojnë përtej çiftëzimit apo kujdesit për të vegjlit.
(ar.si/BalkanWeb)