Call center si fabrikat e makinave, mbyllen në Itali, rihapen në Shqipëri
Call center dhe kujdesi për klientin. Shërbimi për klientin i ndërmarrjeve ose call center reklamash tashmë kanë hyrë në jetën tonë. Të prenotosh një fluturim me avion, të ndryshosh telefonin etj. Të ngresh receptorin dhe të flasësh me numra falas apo me pagesë. Sidomos ndërmarrjet që kanë shërbimin telefonik për klientin kërkojnë që të kursejnë sa më shumë, duke u zhvendosur aty ku kushton më pak, siç po ndodh prej disa vitesh në shumë industri. Nëse nuk të përshtatet Italia, atëherë përse mos të punësosh tunizianët apo shqiptarët që kanë njohuri gjuhësore dhe flasin italisht? Perfeksioni nuk shërben, prandaj pak rëndësi ka nëse e flasin gjuhën e Dantes me gabime. I telefonon Alitalais dhe përfundon në Shqipëri. Kështu Alitalia dhe Sky Italia kanë vendosur të qëndrojnë në vendin e shqiponjave. Në fakt nuk është se e bëjnë ata vetë, por e bëjnë shoqëritë të cilave iu besojnë. Në Shqipëri operojnë dy shoqëri: Albania Sh.p.k. dhe Albania Marketing Service Sh.p.k, që të dyja të lidhura me kompani shumëkombëshe franceze Teleperformance, nga të cilat vijnë përgjigjet e thirrjeve të klientëve të shoqërisë ajrore dhe televizionit satelitor. Nga ana tjetër zhvendosja e call center në Shqipëri do t’u jepte mundësi më të madhe fitimi. Në fakt mes Italisë dhe vendit të vogël ballkanik është një ndarje e madhe e pagave. Në fakt vendi i shqiponjave bën pjesë në listën e vendeve që Komisioni Europian e konsideron të pa përshtatshëm në lidhke me mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat që japim në telefon mund të jenë të rrezikuara, pasi mund të bien në duar e keqbërësve. Një rrezik, sipas burimeve sindikaliste, që e kanë edhe klientët e TIM që është e lidhur me Abramo Customer Service, një call center që po zhvendoset nga Kalabria në Shqipëri, çka do të sjellë shkurtimin e 200 vendeve të punës.